BRUKSEL- Një marrëveshje mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë, që krerët evropianë do të përpiqen të negociojnë deri të premten në Bruksel, do të ndalojë kalimin e detit Egje nga migrantët brenda tre ose katër javësh, deklaroi sot kryeministri holandez, Mark Rutte.

“Ajo që qartësisht ne duam të arrijmë, është që kalimet të ndalohen. Nga fakti që ne do t’i kthejmë mbrapa, presim që ky fenomen të ndërpritet në tre ose katër javë, nëse marrëveshja nënshkruhet”, theksoi Rutte, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së. Kryeministri turk Ahmet Davutoglu do t’i bashkohet nesër krerëve evropianë, të cilët shpresojnë të finalizojnë me të një marrëveshje që synon t’i japë fund fluksit masiv të migrantëve në Greqi, pavarësisht kundërshtimit të disa prej vendeve anëtare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: