Në pjesën belge të qytetit Baarle, holandezët janë mbledhur në turma, në pritje për të blerë fishekzjarre.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, qeveria holandeze ka ndaluar shitjen dhe përdorimin e fishekzjarreve për qytetarët, për Vitin e Ri.

Baarle ndodhet në kufirin midis Belgjikës dhe Holandës, dhe linja kalon nëpër objekte të shumta në qytet, shtëpi, restorante, muze dhe galeri.

Madje, në këtë qytet erdhën edhe banorë të qyteteve të tjera holandeze për të blerë fishekzjarre.

Si pasojë, sipas të dhënave jozyrtare, ditët e fundit janë sjellë në Holandë mijëra fishekzjarre nga Belgjika, pavarësisht kontrolleve të shtuara.

Holanda i ndaloi fishekzjarrët edhe vitin e kaluar, ndërsa këtë vit kjo është bërë me arsyetimin se nuk duan të rëndojnë më shumë spitalet, duke pasur parasysh se numri i të sëmurëve me COVID-19 është rritur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb