Holanda do të marrë 100 të mitur të pashoqëruar dhe familje me fëmijë nga kampi i djegur i Morias në Greqi, pas arritjes së një një marrëveshjeje sot nga partitë në pushtet.

“Në këtë situatë të veçantë, qeveria beson se janë të nevojshme hapa të jashtëzakonshëm”, tha sekretari i Shtetit, Ankie Broekers-Knol, në një letër drejtuar parlamentit.

Deri më tani, qeveria e kryeministrit Mark Rutte e kishte refuzuar rreptësisht pranimin e refugjatëve të mbërthyer në Greqi, por tre partitë e koalicionit kërkuan një qëndrim ndryshe pas zjarrit shkatërrues në kampin në ishullin e Lesbos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb