Holanda është një tjetër shtet europian, që ka shënuar viktima të konsiderueshme nga koronavirusi dhe po ashtu të infektuar.

Deri tani, nga virusi vdekjeprurës, në Holandë kanë ndërruar jetë 3751  persona.

Vetëm në orët e fundit, 67 vetë kanë vdekur si pasojë e mbartjes së Covid-19.

Ndërsa, Holanda raporton si të infektuar me koronavirus deri tani 33 405 njerëz.

Në orët e fundit, janë infektuar me Covid-19 në shtetin holandez, 750 persona.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb