Ambasada e Holandës në Tiranë ka njoftuar se programi MATRA do vijojë që ta mbështetë SPAK-un, në përpjekjen e saj për të forcuar shtetin e të drejtës.

Në një postim në Facebook, ambasada nënvizon se ka nisur një projekt të dytë të zbatuar nga CILC, që ka si qëllim ofrimin e mbështetjes për hetimet financiare. Ky projekt do të kontribuojë në plotësimin e praktikave të vendosura tashmë nga SPAK.

Ambasada vlerëson punën e jashtëzakonshme të SPAK dhe shprehu dëshirën për të forcuar më shumë partneritetin, duke mbështetur këto projekte me rëndësi.


Postimi i plotë i ambasadës holandeze:

Holanda, nëpërmjet Programit MATRA, ka kënaqësinë të vazhdojë të mbështesë SPAK-un në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit ligjor. Jemi të lumtur të njoftojmë nisjen e projektit tonë të dytë – të zbatuar nga CILC – i fokusuar në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar në hetimet financiare dhe ndarjen e ekspertizës holandeze për të plotësuar më tej praktikat e vendosura të SPAK. Ne e njohim dhe vlerësojmë punën e jashtëzakonshme që ka bërë SPAK dhe me dy projekte në vazhdim, mbetemi të përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb