Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar dokumentin e qeverisë holandeze që shpreh skepticizmin për plotësimin e kushteve të BE nga Shqipëria si dhe uljen në tryezën e Konferecës së Parë Ndërqeveritare.

Kryemadhi thotë se tashëm Holanda e ka ndarë rrugën e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, por për Ramën sipas saj ky nuk është lajm i keq.

Ajo thotë se rruga e Ramës nuk është Europa por rrugët e paditura, por skepticizmi i Holandës është lajm i keq për Shqipërinë dhe shqiptarët që po ndihen të diferencuar.

”Dy ditë më parë Holanda e ndau Maqedoninë nga Shqipërinë, dhe ndoshta ky nuk është lajm i keq për Ramën, pasi për të rruga nuk është Europa, por rrugët e paditura. Ky është lajm i keq për shqiptarët. Kjo tregon se procesi i integrimit europian po largohet nga Shqipëria, dhe shqiptarët po ndihen të diferencuar.”- tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb