HOLANDE – Policia holandeze ka zbuluar një metodë inovative për të kapur dronët “endacakë”. Holandezët po trajnojnë shqiponja, të cilat i shohin dronët si prenë e tyre, duke i marrë me kthetra e duke i çuar në një vend të sigurt. Në përfundim të trajnimeve, do të vendoset nëse shqiponjat janë mënyra e duhur për të luftuar dronët e padëshiruar, që mund të përbëjnë një rrezik serioz për privatësinë apo sigurinë publike.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: