Qeveria holandeze ka vendosur të zgjasë bllokimin e vendit edhe për dy javë, deri në fund të marsit, njoftoi  kryeministri Mark Rutte.

“Lehtësimi i konsiderueshëm do të jetë i mundur vetëm pasi të bien numrat e infektimeve”, shtoi Rutte.

“Çdo lehtësim më i madh do të ishte i papërgjegjshëm, duke pasur parasysh presionin e lartë të vazhdueshëm mbi spitalet. Gjërat janë me të vërtetë më keq në vendin tonë, sesa në Gjermani dhe Danimarkë”, iu drejtua ai publikut.

Megjithatë, që nga 16 marsi, dyqanet mund të pranojnë deri në 50 klientë në kushte të caktuara dhe mjediset e jashtme të kafeneve dhe restoranteve mund të lejohen të hapen për Pashkë.

Sidoqoftë, ka ende kufizime të mëdha në lidhje me kontaktet dhe banorët duhet të qëndrojnë në shtëpi nga ora 21:00 deri në 04:30.

Gjithashtu, holandezët nuk do të mund të udhëtojnë jashtë vendit më e pakta deri më 15 prill.

Ndryshimet vijnë ndërsa Holanda po përgatitet për zgjedhjet, që do të mbahen më 17 mars.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb