Qeveria holandeze ka zgjatur shtetrrethimin aktual të natës deri më 2 mars, njoftuan zyrtarët.

Shtetrrethimi, aktualisht në fuqi nga ora 21:00 deri në 04:30, u vendos më 23 janar, për shkak të frikës nga variantet e reja më infektuese të virusit.

Sipas masave aktuale, qytetarët nuk mund largohen nga shtëpitë e tyre pa ndonjë arsye të rëndësishme.

Qeveria zgjati, gjithashtu, të gjitha masat e tjera për ndalimin e përhapjes së virusit, përfshirë mbylljen e shkollave, dyqaneve dhe restoranteve.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb