Një baron i dyshuar kanadez i drogës është arrestuar në Holandë me urdhër të Interpol, njoftuan policia holandeze dhe australiane.

Kanadezi 57-vjeçar është arrestuar të premten dhe ka qenë në kërkim me “interes të lartë” për agjencitë australiane dhe të tjera të zbatimit të ligjit, sipas një deklarate nga policia federale australiane.

Në deklaratë thuhet se ai ishte në shënjestër si pjesë e një operacioni gjatë të cilit u shkatërrua një sindikatë globale e krimit në vitin 2019, ku u akuzua për trafikimin e sasive të mëdha të drogës ilegale dhe pastrimin e fitimeve. Policia australiane planifikon të kërkojë ekstradimin e tij.

Policia kombëtare holandeze shkroi në Twitter thaa se ai u arrestua me kërkesë të autoriteteve australiane përmes Interpolit. Agjencia ndërkombëtare e policisë nuk komentoi për arrestimin e tij.

Emri i të dyshuarit nuk u bë i ditur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb