Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në godinën e një Zyre Postare në Amsterdam. Sipas policisë dyshohet se bëhet fjalë për një letër-bombë.

Sipas informacionit fillestar, askush nuk u lëndua në shpërthim, njoftoi Reuters, duke cituar policinë.

Pesë ngjarje të tjera me letra-bombë, por të pa shpërthyera, kanë ndodhur më parë në Amsterdam, Utrecht dhe Roterdam. ‘Nëse ato do të ishin hapur mund të kishin shkaktuar lëndime serioze te njerëzit’- shkruan gazeta në internet ‘De Telegraaf’, duke specifikuar se të gjitha letrat vijnë nga i njëjti person. Autoritetet nuk kanë përjashtuar nga hetimet qëllimet terroriste të autorit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb