Agjencia Europiane e Medikamenteve (EMA) mbetet vendosmërisht e bindur për përfitimet e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19, njoftoi sot drejtoresha e EMA-s.

“Ne vazhdojmë të jemi shumë të bindur se avantazhet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e COVID-19, me rrezikun e shtrimeve në spital dhe të vdekjeve, tejkalon rrezikun e këtyre efekteve anësore”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke gjatë një video-konference.

“Atualisht, nuk ka asnjë tregues që vaksinimi ka shkaktuar probleme. Ato nuk janë përmendur në provat klinike dhe nuk janë renditur si efekte anësore të njohura ose të pritshme”, theksoi Cooke duke shtuar se EMA e merr situatën shumë seriozisht.

Komiteti i sigurisë së EMA-s, me seli në Amsterdam, u mblodh  për të vlerësuar informacionet e reja dhe do të arrijë në përfundime gjatë një takimi special që do të zhvillohet të enjten, deklaroi drejtoresha e EMA-s.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb