Federata holandeze e futbollit nuk ka ndërmend të përfundoj këtë sezon të Eredivisie, kjo pasi qeveria ka vendosur që evenimentet madhore, si futbolli, do të qëndrojnë të mbyllura deri në fillim të shtatorit si pasoj e Covid-19. Holanda e ka të pamundur të respektoj çdo limit të vendosur nga UEFA, në këto kushte, po merr formë ideja për të mbyllur sezonin këtu dhe të akordojnë çmimet në tavolinë.

2588228 53663270 2560 1440
2588228 53663270 2560 1440

Ajax do të shpallej kampion pasi kryeson Eredivisie me pikë të barabarta me AZ Alkmaar por me golavarazh më të mirë. Federata holandeze nuk ka dalë ende me një vendim zyrtar pasi fillimisht kërkon të këshillohet me UEFA-n dhe me aktorët e tjerë të futbollit vendas. Të premten parashikohet një mbledhje me të gjithë klubet e Eredivisie për të dal më pas me një njoftim zyrtar, ku sigurisht do të diskutohen edhe pasojat ekonomike të këtij vendimi. Ndërpreja e kampionatit nuk do të thotë se lojtarët do të marrin pushimet, përkundrazi, pritet të zbresin në fushë, të stërviten rregullisht nën kushte të rrepta sigurie.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb