HOLANDË- Dy shqiptare janë gjetur të vdekur pasditen e së enjtes brenda një shtëpie në Roterdam të Holandës, viktima të një krimi të dhunshëm, ndoshta nga të shtënat me armë. Sipas burimeve, viktimat janë vëllezërit Levi dhe Lenci Tola nga Elbasani, ndërsa pranë kësaj zone është gjetur i plagosur edhe një person i tretë.
Nga të dhënat e para, thuhet se personat e vrarë mund te jenë viktima të një hakmarrjeje të mundshme, por motivi nuk dihet ende. Personi i plagosur është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm.
Media holandeze ka raportuar se dy persona ishin pare duke vrapuar e më pas duke u larguar me një fugon, ndërsa policia njofton se po heton mundësinë e një lidhjeje mes të plagosurit dhe dy viktimave.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb