Një avion luftarak belg F-16 u përplas me një ndërtesë në bazën ajrore holandeze, ndërsa po përgatitej të ngrihej, duke lënë të plagosur dy persona, konfirmuan autoritetet holandeze dhe belge.

Ministria e Mbrojtjes së Belgjikës përmes një deklarate tha se incidenti ndodhi në fillim të një misioni F-16 ndërsa piloti katapultoi.

Nuk pati zjarr ose shpërthim pas incidentit në bazën ajrore ushtarake Leeuwarden, njoftuan forcat ajrore holandeze.

Forcat ajrore thanë se shkaku i incidentit ende nuk dihet dhe se janë ngritur hetime.

Detaje të mëtejshme nuk ishin në dispozicion.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb