Hollanda do të jetë vendi i parë që do të përdorë shqiponjat, për të zgjidhur problemin e droneve, gjithmonë më të shumtë dhe shpesh herë të përdorur ilegalisht në vende të ndryshme.

Njoftimi është bërë nga policia holandeze, pas një sërë testesh të bëra që prej janarit e deri tani, duke stërvitur zogjtë grabitqarë, të cilët sipas policisë janë të aftë ti kapin dronët.

Zëdhënësi i policisë Dennis Janus ka siguruar që asnjë shqiponjë nuk ka mbetur e lënduar gjatë eksperimenteve.
Rreth 100 policë po punojnë për të stërvitur shpendët dhe ky shërbim do të hyjë zyrtarisht në funksion në verën që vjen.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb