Tension i lartë në qendër të Roterdamit gjatë një proteste kundër masave kufizuese të urdhëruara nga qeveria holandeze për t’u marrë me epideminë.

Duke cituar policinë mediat holandeze informuan se, oficerët qëlluan dhe të paktën dy persona u plagosën. Nuk dihen ende rrethanat e incidentit, por oficerët kishin qëlluar me parë me disa të shtëna paralajmëruese.

Protesta u paralajmërua, por situata doli shpejt jashtë kontrollit. Disa qindra njerëz, duke thirrur “liri”, shpërthyen te hodhën sende drejt policisë. Qarkullimi në një pjesë të qendrës është mbyllur.

Të paktën një makinë policie u dogj, ndërsa të tjerat u dëmtuan nga demonstruesit. Gjatë shuarjes së zjarrit janë goditur edhe zjarrfikësit.

Holanda ishte vendi i parë në Evropën Perëndimore që rivendosi një bllokim të pjesshëm të shtunën e kaluar dhe qeveria njoftoi të paktën tre javë kufizime në restorante, dyqane dhe ngjarje sportive. Menjëherë pas shpalljes së shtrëngimit më 12 nëntor, qindra protestues u përleshën me policinë në Hagë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb