Edhe në Holandë ka një numër të konsiderueshëm viktimash, për shkak të Covid-19.

Deri tani, në shtetin holandez, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 2396 njerëz.

Vetëm në orët e fundit humbën jetën nga virusi 148 persona. Në shtetin holandez, janë regjistruar si të infektuar me virusin vdekjeprurës, 21 762 vetë.

Ndërsa, në orët e fundit janë regjistruar si të infektuar me koronavirus 1213 njerëz.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb