Të gjithë udhëtarët që vijnë nga një “zonë rreziku”, përfshirë BE-në, do të duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 për të hyrë në Holandë.

 

“Nga mesnata e 29 dhjetorit të gjithë udhëtarët që mbërrijnë me avion në Holandë duhet të paraqesin një test PCR negativ të kohëve të fundit”, njoftoi qeveria holandeze në një deklaratë.

Këtë të mërkurë, të gjitha vendet e botës u paraqitën si zona të mundshme rreziku në hartën e Ministrisë holandeze të Punëve të Jashtme, për shkak të epidemisë së COVID-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb