Qeveria holandeze vendosi sot ta zgjasë deri më 1 qershor ndalimin për të gjitha tubimet publike, i planifikuar fillimisht deri më 6 prill, për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Do të godasë fort disa njerëz, por nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha ministri holandez i Drejtësisë, Ferd Grapperhaus, në një konferencë për shtyp.

Kryeministri, Mark Rutte, paralajmëroi se izolimi i përgjithshëm i popullatës do të jetë hapi tjetër në luftën kundër përhapjes së virusit, nëse masat aktualisht në vend nuk do të të mjaftojnë.

“Shpresoj se nuk do të jetë e nevojshme”, tha ai.

Rutte tha javën e kaluar se ai dëshironte të nxisë zhvillimin e imunitetit kolektiv në Hollandë, për të cilin tha se shumica e banorëve do të infektoheshin me të.

Dyqanet dhe shërbimet e transportit publik duhet gjithashtu të marrin masa shtesë për të siguruar që përdoruesit dhe klientët të mbajnë një distancë prej 1,5 metrash. Shkelja e kësaj mase dënohet me gjobë.

Shkollat, baret, restorantet, klubet e natës, madje edhe kafenetë janë mbyllur që nga 16 marsi.

Sipas numrit të fundit zyrtar, në Holandë janë zbuluar 4 749 raste infektimi me COVID-19, përfshirë 213 vdekje

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: