FRANCE- Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se do që Britania të hapë shpejt bisedimet për braktisjen e Bashkimit Evropian dhe se do të kërkojë shpjegime nga kryeministrja britanike, Theresa May, për çfarëdo zvarritjeje.

“Do të takoj Theresa May-n sonte. Kjo do të jetë një mundësi për të dëgjuar argumentet. Cila është arsyeja për vonesa? Do të doja justifikime”, tha Hollande.

Hollande i bëri këto komente në Dublin, ku ai dhe kryeministri irlandez, Enda Kenny, lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke kërkuar bisedime të shpejta për daljen e Britanisë nga BE-ja. Nuk duhet të ketë paranegociata përpara bisedimeve formale, tha Hollande. Britanikët, në referendumin e 23 qershorit, kanë votuar për dalje nga BE-ja pas më shumë se 40 vjetësh anëtarësi.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: