Presidenti francez Francoie Hollande ka paralajmëruar formimin e Gardës Kombëtare e cila do të ndihmonte forcave të sigurisë në luftën kundër sulmeve terroriste në vend.

“Presidenti i Republikës ka vendosur se Garda kombëtare do të formohet dhe do të shërbejë për operacione shtesë”, thuhet në deklaratën nga Pallati presidencial.

Deklarata është lëshuar pas takimit të Hollande me deputetët e specializuar për këtë fushë.

Siç thuhet konsultimet parlamentare për formimin e këtyre forcave do të mbahet në shtator në mënyrë që Garda të formohet “sa më shpejt në mënyrë që ta mbrojë Francën”. Pritet që Garda të fillojë të funksionojë në fillim të vjeshtës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: