Presidenti Rus Vladimir Putin ka shtyrë vizitën e planifikuar për në Francë, ku pritej të diskutohej lidhur me mosmarrëveshjet për Sirinë, bënë të ditur burimet presidenciale për mediat ndërkombëtare, raporton BBC. Ishte parashikuar që Putin të shkonte në Paris më 19 Tetor, për të diskutuar krizën në Siri.

Një ditë më parë Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Rusia mund të përballet me akuzat për krime lufte, për shkak të bombardimeve të saj në Alepo të Sirisë.
Hollande i tha televizionit francez se akuzat mund të iniciohen nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime. Ai po ashtu tha se mund të refuzojë të takojë presidentin rus, Vladimir Putin, i cili do të vizitojë Francën javën e ardhshme.

Javën e kaluar, Rusia i ka vënë veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të hartuar nga Franca dhe Spanja, për ndalimin e bombardimeve në Alepo.
Moska ka mohuar vazhdimisht se sulmon civilët, duke thënë se shënjestër e saj janë grupet terroriste në Siri. As Rusia, as Siria nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: