FRANCE- Shpërthimi i një pakoje-bombë mëngjesin e sotëm në zyrën e FMN- së në Paris është një atentat, duke dëshmuar se jemi ende të shënjestruar, deklaroi presidenti François Hollande në prag të një takimi në Tulon (juglindje).

“Shpërthimi shkaktoi një të plagosur në gjendje kritike për jetën”, shtoi Hollande.

Prefektura e policisë konfirmoi fillimisht për një person të plagosur lehtë.

Prokuroria anti-terrorizëm po merret me hetimin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: