“This is a man’s world”, këndonte dikur James Brown dhe edhe në Hollywood asgjë nuk ka ndryshuar. Industria e kinemasë është e dominuar nga meshkujt
Epërsinë më të madhe si në numra dhe në role e kanë meshkujt, thuhet në një rezultat të nxjerrë nga një grup i Universitetit të Kalifornisë Jugore, i cili ka analizuar dialogjet e shtatë mijë personazheve në rreth një mijë skenare, transmeton tgcom.

“Wonder woman është ende një amazonë e vetmuar në një univers të gjithë mashkullor”, ka komentuar Los Angeles Times.

Pra asgjë nuk ka ndryshuar pas polemikave të vitit të kaluar në çmimet Oscar. Në prodhimet e marra në studim nga studiuesit numërohen 4.900 personazhe meshkuj kundrejt 2000 femrave.

Në skenare, meshkujt flasin më shumë se sa femrat dhe në dialogje ata marrin pjesë në 37 mijë ndërveprime, në krahasim me 15 mijë të grave.

Kjo pabarazi është konfirmuar edhe prapa kamerës së xhirimit: raporti mes regjisorëve meshkuj-femra është 12 me 1 dhe kjo shifër bie në 7-1 mes skenaristëve. Jo më pak, gratë ishin më pak të nën-përfaqësuara në mesin e producentëve (3 burra për 1 grua) dhe drejtorët e filmave (2 deri në 1).
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: