SHBA-Një rekord për vjedhjen më të madhe të ndodhur ndonjëherë dhe jo për bizhuteri, por për fustane. Kush ka bërë vjedhjen në garderobën e Demi Moore në North Hollywood, ka çuar në shtëpi një vlerë prej 180 mijë eurosh.

Të gjitha veshjet e artistes ishin koleksionuar ndër vite dhe ato ndodheshin në një magazinë, që aktorja 52 vjeçare ka në bllokun Saticoy. Sipas Tmz, vjedhja është zbuluar disa ditë më parë nga asistentja e Moore.

Hetuesit po bëjnë verifikimet e nevojshme po akoma s’kanë dalë në një përfundim për mënyrën sesi ka ndodhur vjedhja. Kontrolli i fundit në magazinë thuhet se është bërë disa muaj më parë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: