Efraim Diveroli, i njohur në Shqipëri si pronari i firmës që u falsifikonte origjinën fishekëve kinezë në Gërdec, e pas ripaketimit ia dërgonte ushtrisë amerikane në Afganistan, u arrestua në vitin 2008 nga autoritetet amerikane për trafik armësh. Ai u dënua në janar të 2011-s me katër vjet heqje lirie, ndërsa për dy shokët e tij u dha masa e sigurisë “arrest shtëpie” për disa muaj.

Pikërisht këtë ngjarje, do të marrë për bazë një film në Hollywood që do të mbajë regjinë e firmës së Todd Philipps, prodhuesit të Hangover-it. Sipas “New York Daily News”, ende nuk ka ndonjë informacion për ‘cast’-in e aktorëve.

Duke e bërë skenar të filmit këtë ngjarje që krijoi skandalin që përfshiu Shqipërinë e Pentagonin, “Arms and the Dudes” do të përcjellë përmes ekranit të madh historinë e jashtëzakonshme të të riut dhe miqve të tij që arritën të firmosnin një mega-kontratë 300 milionëshe për armatosjen e ushtrisë afgane.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb