Katër muaj nga shembja e urës Morandi , miq dhe të afërm kanë kujtuar viktimat e katastrofës së 14 gushtit.

Përveç 43 trëndafilave të bardhë të hedhura në ujë për të kujtuar viktimat e urës Morandi, sot katër muaj pas katastrofës, u ngrit  edhe një flamur i Shqipërisë.

Mësohet se flamuri u ngrit  nga anëtarët e familjes dhe miqtë e dy prej viktimave, Edi Bokrina dhe Marius Djerri, dy shqiptarët që vdiqën gjatë udhëtimit për në punë.

“Marius nuk duhet të ishte në atë urë. Ai kishte lënë portofolin e tij në shtëpi, dhe u kthye por e gjeti veten atje në kohë të gabuar, nuk ka ditë që nuk na mungon dhe ne nuk  mendojmë se ishte një padrejtësi e madhe për të vdekur ashtu”,u shpreh Gazmend, një nga miqtë e tij më të dashur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb