Inva Mula do të mbajë në datat 29, 30 dhe 31 në korrik në Korçë edicionin e Pestë të festivalit MIK, ku artistë shqiptarë e të huaj janë pjesë e koncerteve në disa vendndodhje që nga Prespa, në teatër deri në pazarin e qytetit që sjell Elina Dunin me koncert unik, Emily Rose, etj.

“Mendoj që muzika klasike është boshti i këtij festivali dhe i jep tonin këtij festivali. I kam bërë thirrje një artisteje shumë të mirë franko amerikane, Emily Rose që ka një sukses të jashtëzakonshëm dhe vjen më një repertor që është operistik dhe jazz”.

Inva, e bija e një nëne ruse, i bën homazh Ukrainës përmes një koncerti me muzikë të kompozitorit ukrainas Kapustin.

Nga gjithë pjesëmarrësit, ajo ka kërkuar materiale ekskluzive që vijnë vetën për Mik festival, ndërsa shpesh mesazhi i saj është bashkimi, si koncerti në kishën e Prespës dhe ai ne muzeun Sterjo Spase që bashkëpunojnë artistë nga tri shtet që lag liqeni, Shqipëri, Maqedoni e Veriut dhe Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: