SHBA

Homazhet publike për humbjen e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna janë mbajtur dje në “Staples Center” në Los Angeles. 20 000 bileta dolën në shitje dhe u blenë menjëherë nga fansat e kampionit të basketbollit, të cilët kanë nderuar sonte Bryant dhe vajzën e tij.

Bashkëshortja e basketbollistit, Vanessa, na preku zemrat me fjalimin që mbajti në hapjen e ceremonisë, me një mesazh të ndjerë që i drejtohej bashkëshortit dhe vajzës.

“Zoti vendosi që ne të mos jemi në këtë botë së bashku. Zemër, kujdesu për Gigi-n tonë dhe unë do të kujdesem për Nani-n, Bibi-n dhe Coco-n. Ne vazhdojmë të jemi skuadra më e mirë. Ju duam dhe na mungoni ti dhe Gigi. U prehshit të dy në paqe dhe kënaquni në parajsë, derisa të takohemi sërish një ditë. Ju duam të dyve dhe do të na mungoni përgjithmonë. Mami.”- tha ndër të tjera Vanessa me lot në sy.

“Ai ishte i imi. Ishte gjithçka e imja. Kobe dhe unë kemi qenë bashkë që kur unë isha 17 vjeç. Isha e dashura e tij e parë, dashuria e parë, gruaja e tij, shoqja e ngushtë, njeriu më i besuar dhe mbështetja më e madhe. Kurse ai, ishte burri më i mirë në botë! Më donte më shumë nga ç’mund ta shpreh unë apo fjalët. Unë isha zjarri, ai akulli dhe herë pas herë, e kundërta. Ne ekuilibronim njëri-tjetrin. Ai do të bënte gjithçka për mua.

S’ja kisha idenë se meritoja një burrë që të më donte më shumë se Kobe. Ishte zotëri dhe shumë karizmatik. I dashur dhe romantik. Në fakt, në marrëdhënien tonë, romantiku ishte ai. Ishte baba i mrekullueshëm. Si Gigi ashtu dhe Kobe ishin shumë të lehtë për t’i dashur. Zoti e dinte se ata të dy s’mund të rrinin në Tokë pa njëri tjetrin. Zemër, kujdesu për vajzën tonë. Unë kam Nata-n, Bebe dhe Koko. Ju duam dhe na ka marrë malli. Pushoni në paqe, derisa të takohemi një ditë në parajsë.”- përfundoi ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb