KOSOVE – Pavarësisht motit të keq, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, zhvilloi sot homazhe në Prekaz, pranë varrezave të familjes Jashari. Por për shkak të pllakave të lagura e të rrëshqitshme, presidentja ka rrëshqitur, fatmirësisht pa u rrëzuar në tokë.

“Kemi ardhur sot në këtë ditë të veçantë, për të nderuar figurën dhe emblemën e UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari, për të kujtuar sakrificën individuale dhe kolektive të të gjithë atyre që ranë për ne që sot të jemi të lirë, një vend i pavarur, një vend sovranë dhe një vend i cili ka të ardhme të sigurt drejtë integrimeve evropiane dhe euro-atlantike dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, – deklaroi Jahjaga në përfundim të homazheve.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: