Sot bëhen 11 vite nga protesta e 21-janarit, që shënoi dhe katër viktima. Mëngjesin e kësaj të premteje, familjarë të personave të vrarë, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj e disa ministra të kabinetit qeverisës, kanë zhvilluar homazhe.

Xhaxhai i Aleks Nikës, në një prononcim për mediat, tha se Prokuroria e Tiranës ka fshehur dosjen, ndërsa shtoi se do e kalojnë çështjen në SPAK. Ai tha më tej, se kryeministri Rama ka si detyrë të nxisë prokurorinë për të vijuar hetimet.

“Prokuroria e Tiranës ka fsheh dosjen, nuk jep informacione, por ne do e kalojmë në SPAK. Ne me kryeministrin nuk diskutojmë për hetim, ai ka një detyrim për ne që të nxisë prokurorinë të hetojë çështjen. S’ka lidhje kryeministri me hetimin”, tha familjari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb