Pranë Akademisë së Arteve që prej orës 11:00 kanë nisur homazhet për nder të kompozitorit të madh, Avni Mula, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 92-vjeçare.

Këngëtari, kompozitori i suksesshëm, autor i mjaft këngëve fituese në aktivitete muzikore kombëtare, dhe një nga themeluesit e TKOB po nderohet sot nga të afërm e miq, por edhe personalitete të ndryshme, nga arti, kultura e politika.

I pranishëm në homazhe ishte sot edhe kryedemokrati Lulzim Basha i cili tha se dita e sotme është e mbushur me dhimbje për ikjen e një njeriu të madh, por edhe me krenari për veprën që Mula la pas.

“Dita e sotme është një ditë dhimbjeje e madhe por edhe një ditë krenarie. I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta Inves familjes. Kjo e sotmja është një ditë zie për artin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që janë rritur, e ushqyer me artin e tij. Por, është krenari që familja jonë e madhe pati në gjirin e saj një njeri kaq të madh. Kjo ikje i përket atyre rasteve kur shoqërohet me muzikën e tij! T’i lutemi Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe e të kujtohet gjithmonë si një qytetar i madh!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb