LEZHË

Viti jubilar i 150-vjetorit të lindjes së poetit At Gjergj Fishta, ka kulmuar me një aktivitet të një rëndësie të veçantë në Lezhë.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu u ndal tek rëndësia e kësaj dite, duke e cilësuar Homerin e letrave shqipe, si një ndër pasuritë më të mëdha për Lezhën e mbarë kombin tonë.

“At Gjergj Fishta lindi në Fishtë, por i përket gjithë viseve shqiptare. Si pak kush tjetër ia kushtoi jetën letrave letrare vetëm Atdheut. Prandaj kemi përgjegjësi të bëjmë më të mirën si duhet, në shërbim të komunitetit që përfaqësojmë”, -tha Ndreu.

Në nder të Fishtës u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar nga bashkia e Lezhës, kryetar të bashkive nga Kosova dhe Shqipëria, pedagog, publicistë dhe personazhe të shquara të kishës françeskane, të cilët mbajtën edhe kumtesa për këtë rast.

Në mbyllje të këtij aktiviteti në vazhdën e traditës prej vitesh u ndanë disa çmime në poezi dhe prozë për disa autorë të mirënjohur, ku vendin e parë e mori publicisti Preç Zogaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb