Papa Françesku ka diskutuar për dhunën, luftën, diskriminimin dhe vdekjen.

Duke folur për mediat e huaja, Papa shtoi kritikat e tij për trajtimin e padrejtë ndaj komunitetit LGBT+, megjithëse pretendoi se homoseksualiteti ishte ende mëkatar.

“Të jesh homoseksual nuk është krim. Po, është mëkat. Por, le të bëjmë dallimin në fillim midis mëkatit dhe krimit”, tha Papa.

Kisha Katolike mbetet kundër marrëdhënieve të të njëjtit seks për arsye morale, pavarësisht nga pranimi në rritje i tyre shoqëror dhe ligjor në shumë pjesë të botës.

Gjatë vitit 2021, Françesku nënshkroi një ligj fetar që thoshte se, Kisha nuk mund të pranonte martesat e të njëjtit seks, pavarësisht se sa e qëndrueshme apo pozitive ishte marrëdhënia e çiftit.

Papa, nuk harroi pa kritikuar përdorimin e armëve nga civilët për t’u mbrojtur, duke argumentuar se është duke u bërë një “zakon”.

“Në vend që të bëjmë përpjekje për të na ndihmuar të jetojmë, ne po vrasim,” tha ai, duke denoncuar industrinë e armëve për shitjen e vdekjes.

Ky reagim vjen pas të shtënave masive të njëpasnjëshme në Kaliforni, të cilat morën dhjetëra jetë dhe plagosën shumë të tjerë.

Sipas statistikave, numri i të shtënave në SHBA është rritur ndjeshëm gjatë viteve e fundit, nxitur dhe nga urrejtja.

Në SHBA ka më shumë se 120 armë zjarri për 100 banorë, më shumë se kudo tjetër në botë. Ndërsa në Britani dhe Uells për krahasim, ka pak më pak se 5 armë për çdo 100 njerëz

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: