Pas disa javësh polemikë dhe protestash masive dhe të zemëruara në rrugë, udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lam tha se legjislacioni që do të lejonte ekstradimet në territorin e Kinës ka “kapitulluar”.

Në njoftimin e vendimit të martën gjatë një konference për shtyp, zonja Lam pranoi se publiku ende kishte “dyshime të vazhdueshme për sinqeritetin ose shqetësime nëse qeveria do të rifillonte procesin në këshillin legjislativ”. Lam i quajti përpjekjet për të miratuar projektligjin “një dështim total”, por nuk tha nëse ligji është tërhequr, siç kanë kërkuar protestuesit.

Projektligji solli demonstrata masive që kur u prezantua në prill, me kundërshtarët e alarmuar për ekstradimin e të dyshuarve criminalë në Kinë, e cila ka një sistem ligjor shumë të ndryshëm nga Hong Kongu. Kjo ndjenjë u përhap në pjesën më të madhe të shoqërisë së Hong Kongut, që nga grupet e biznesit ndërkombëtar tek shoqatat ligjore dhe partitë pro-demokracisë.

Zonja Lam e pezulloi ligjin në mes të qershorit përpara leximit të tij të dytë në legjislaturë pas një proteste masive jashtë selisë së qeverisë së Hong Kongut. Demonstratat vazhduan pavarësisht nga veprimet e zonjës Lam, duke përfshirë një të hënën e kaluar në përvjetorin e ribashkimit të qytetit me Kinën, e cila përfundoi me hyrjen e një grupi protestuesish në ndërtesën legjislative. /Voa/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: