Mijëra banorë të një prej lagjeve më të varfëra dhe më të populluara të Hong Kongut morën urdhrin për të qendruar në shtëpi në kuadër të kufizimit të parë të urdhëruar nga autoritetet që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.

Kjo masë ndalon dhjetëra mijëra persona që jetojnë në ndërtesat e vendosura pranë një zone të përcaktuar gjeografike, ku një numër në rritje i rasteve me COVID-19 janë regjistruar ditët e fundit, të largohen nga shtëpitë e tyre nëse nuk prezantojnë një test negativ.

Qeveria e Hong Kongut theksoi në një komunikatë se parashikonte të testonte brenda 48 orëve të gjithë banorët e kësaj zone të lagjes ”Jordan”.

“Banorët do të duhet të qendrojnë në shtëpi për të shmangur kontaminimet deri sa të marrin rezultatin e testit të tyre”, deklaroi për shtypin ministrja e Shëndetësisë, Sophia Chan.

Kjo masë përfshin rreth 150 ndërtesa dhe më shumë se 3 000 policë janë mobilizuar për të mundësuar respektimin e kufizimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb