HONG KONG– Një miliarder në Hong Kong, manjat në prona të paluajtshme, u dënua sot me pesë vite burg për korruptimin e ish-numrit dy të qeverisë lokale i dënuar gjithashtu.

Kjo aferë tronditi ish-koloninë britanike që ka kaluar nën kontrollin kinez në vitin 1997, e shqetësuar të ruajë imazhin dhe rangun e saj në financën ndërkombëtare pas dhjetëra vitesh luftë kundër mafias dhe parave të pista.

Thomas Kwok, 63 vjeç, i shpallur fajtor për blerjen e influencës së ish-sekretarit në detyrë të qeverisë, Rafael Hui, u dënua gjithashtu me një gjobë prej 500 mijë dollarësh të Hong Kongut (53 mijë euro) si dhe nuk mund të drejtojë një kompani për pesë vite.

Përgjegjësi më i lartë i Hang Kongut i dënuar ndonjëherë për korrupsion, Rafael Hui, 66 vjeç, nga ana tjetër u dënua me shtatë vite e gjysmë burg.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: