Dhjetëra mijëra mbështetës pro-demokracisë në Hong Kong e filluan vitin 2020 me një marshim nëpër rrugët e qytetit të kontrolluar nga Kina, duke vazhduar demonstratat që kanë përfshirë qytetin që nga gjysma e vitit 2019.

Marshimi i së mërkurës ishte kryesisht paqësor, por përfundoi në një përsëritje të përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë gjatë gjashtë muajve të fundit. Disa protestues vandalizuan pjesën e jashtme të një banke dhe një automat në distriktin Wanchai, shkruan Voa.

Në mbarë Hong Kongun, protestuesit formuan zinxhirë njerëzorë duke u shtrirë për disa kilometra nëpër zona tregëtare dhe lagje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb