Shefja ekzekutive e Hong Kongut, rajonit special administrativ të Kinës, Carrie Lam tha se “janë jashtëzakonisht të shqetësuar” lidhur me lajmet për rrjedhje të mundshme në centralin bërthamor në Kinë.

Në një konferencë për media, Lam iu përgjigj pyetjeve lidhur me lajmet për rrjedhje të mundshme​​​​​​​ pas deklaratës se Centrali Bërthamor Taishan në rajonin Guangdong pavarësisht problemit punon brenda parametrave të sigurisë.

“Qeveria e Hong Kongut është jashtëzakonisht e shqetësuar lidhur me lajmet për centralin Taishan në qytetin Guangzhou”, tha Lam, e cila tërhoqi vëmendjen se të dhënat nga Observatori i Hong Kongut tregojnë se niveli i rrezatimit në rajon është normale.

Lam tha se posedojnë sisteme për të ndjekur nivelin e rrezatimit, se qeveria do të informojë për çdo zhvillim dhe se gjithashtu qeveria do të kontaktojë zyrtarët në Guangdong.

Centrali bërthamor Taishan ndodhet 135 kilometra larg Hong Kongut.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb