Hong Kongu është cilësuar si qyteti më i shtrenjtë në botë për të huajt. Kështu e vlerëson një studim i kompanisë amerikane Mercer.

Studimi mat koston e 200 gjërave, përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin – në 209 qytete.

Hong Kongu zë vendin e parë për të dytin vit radhazi sa i takon çmimit të lartë të banesave. Pas tij vjen kryeqyteti i Turkmenistanit, Ashgabati. Çmimet e larta në Ashgabat thuhet se janë pasojë e inflacionit të lartë në Turkmenistan. I treti në listën e Mercerit është Tokio dhe pas tij vjen Cyrihu i Zvicrës. Zvicra ka edhe dy qytete të tjera në dhjetë vendet e para: Bernin dhe Gjenevën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: