Legjenda Thierry Henry ka mbrojtur sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, pasi tifozët e kritikuan atë për heqjen dorë nga  kundërsulmi kur atij nuk iu dha një pasim në sfidën ndaj Montpellier.

23-vjeçari dukej i irrituar kur mesfushori Vitinha zgjodhi të luante topin në drejtim të kundërt, me videon që ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Henry shprehet: “Trajneri do të duhet të gjejë një mënyrë për të luajtur me të tre [Lionel Messi, Neymar, Mbappe] dhe t’i bëjë ata të lumtur.Tek PSG ka gjithmonë një debat, një problem. Ata fituan 5-2 dhe ne po flasim për Mbappe.

“Vitin e kaluar problem  ishte Neymar dhe do të jetë gjithmonë kështu. Quhet PSG”.

I7
I7

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: