TURQI

Që pas lindjes së djalit të saj, Almeda Abazi është shkëputur nga televizioni turk, duke iu përkushtuar plotësisht vogëlushit të saj. Por duket se tashmë ka ardhur koha që kjo bukuroshe të kënaq fansat shqiptarë dhe turkë dhe ti kthehet ekranit.

Në një intervistë për gazetarët turkë, Almeda ka treguar se do të rikthehet me një projekt të ri, por pa zbuluar se ku do e shohim. “Më mungon televizioni, kam një projekt dhe do rikthehem së shpejti”, është shprehur ajo. Mbetet për t’u parë nëse këtë herë do të vijë si prezantuese apo si aktore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: