Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se SPAK ka kërkuar 2 vite burg për ish kryeprokurorin dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik. Kjo pretencë e dhënë për së dyti vjen pas heqjes dorë nga ish-kryeprokurori Llalla nga gjykimi i shkurtuar dhe rikthimit të procesit gjyqësor me procedurë të zakonshme.

Në përfundim të konkluzioneve, SPAK i ka qëndruar besnik vendimit të tij duke kërkuar sërish 2 vite burg për ish-kryeprokurorin dhe 5 vite përjashtim nga funksioni publik.

Sot ka përfunduar procesi gjyqësor me procedurë të zakonshme dhe në seancë ishte i pranishëm dhe vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb