TIRANE- “BalkanWeb” ka zbardhur letrën që avokati Saimir Vishaj i ka dërguar Kuvendit për dorëheqjen tij nga kandidimi për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në letrën e tij, Saimir Vishaj shprehet se nuk dëshiron të jetë pjesë e përzgjedhjes së goglave, pasi do dëshironte të përzgjidhej me një dakordësi politike, pasi ai nuk kërkon punë, por dëshiron të japë kontribut në reformën në drejtësi.

“Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ ka përfunduar drejt përzgjedhjes së goglave. Dëshiroj të bëj me dije se unë personalisht nuk dëshiroj të jem pjesë e përzgjedhjes nga procesi i goglave. Do dëshiroja të përzgjidhesha me dakordësi politike. Duke qenë se kjo nuk është e mundur, unë tërheq emrin tim nga lista e kandidimit. Kam 20 vite në avokati dhe kam luftuar për reformën në drejtësi. Avokatët nuk duhet të konsiderohen avokat gogël. Unë nuk kërkova punë”- thuhet në letrën e dërguar.
dokumenti43
dokumenti 44
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: