Fitorja e ekipit të Romës në finalen e Conference League të zhvilluar në Tiranë u prit me festime jo vetëm nga fansat e verdhekuqëve, por edhe nga ish-konkurrentja e Përputhen+40, Lindita Bimi.

Nga Roma, ku edhe jeton, biondja simpatike zgjodhi ta festonte në një mënyrë ndryshe triumfin e skuadrës së Murinjos, teksa u shfaq topless në rrugët e kryeqytetit italian.

Download (2)
Download (2)

Lindita teksa ishte në një video live në “Instagram”, hoqi reçipetat duke zbuluar pothuajse tërësisht, ndërsa në duar mbante bluzën e Romës, që e valëviste me pasion.

Lindita
Lindita

Por duket se festa e çmendur e Linditës ka sjellë pasoja për të, pasi vetë ka treguar së fundmi se i biri nuk i flet pasi video u përhap masivisht në rrjet.

“Pas asaj situate, djali im nuk më flet më”, tha Lindita Bimi në një emision televiziv.

Ndërkohë, ajo vetë vijon të mbetet shumë aktive në “Instagram” ku numëron mijëra ndjekës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb