DASHI
Jeta juaj ne çift do kaloje nje dite paksa delikate sot. Secili do kerkoje te jetoje sipas menyres se vet dhe komunikimi thuajse do mungoje teresisht. Beqaret nga ana tjeter, me shume gjase do fillojne te bejne projekte me nje person qe kane disa kohe qe e njohin.
DEMI
Kushtojini pak me teper rendesi partnerit tuaj gjate kesaj dite dhe keni per ta para se gjerat do ju ecin ashtu si doni. Ai do ju pergatise edhe surpriza emocionuese. Ne planin financiar do merrni masa strikte dhe gjithçka do ju ece si keni dashur. Nuk do e keni te pamundur te beni edhe disa shpenzime me rendesi.
BINJAKET
Nese jeni ne nje lidhje, por kohet e fundit marredhenia me partnerin nuk ka qene ne gjendjen me te mire, mundohuni sot t’i sqaroni nje nga nje problemet dhe te gjeni rrugen per te dale nga kjo situate. Beqaret do dashurohen koke e kembe pas nje personi dhe do e fillojne shpejt nje lidhje emocionuese me ta
GAFORJA
Do jeni ne humor shume te mire sot ju qe jeni ne nje lidhje dhe çdo gje ka per t’iu ecur ashtu si keni enderruar. Partneri do ju beje edhe ndonje surprize qe do ju lere me gojen hapur. Beqareve do ju rendoje jashtezakonisht shume vetmia, por nuk do kene çfare te bejne per ta ndryshuar.
LUANI
Shprehini sa te mundni ndjenjat gjate gjithe kesaj dite sepse vetem ne kete menyre do ruani harmonine dhe energjine pozitive ne jeten tuaj ne çift. Beqaret duhet te maten disa here para se te pranojne ftesat e dikujt sepse edhe mund te zhgenjehen nga disa persona.
VIRGJERESHA
Dite shume problematike kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Debatet, xhelozi e tepruar, ndarje. Asgje nuk ka per t’iu ecur si e kishit enderruar. As beqaret nuk do jene me fat dhe nuk do fillojne dot nje lidhje afatgjate. Mundesite do jene vetem per aventura kalimtare e pa te ardhme.
PESHORJA
Do e vleresoni tej mase partnerin tuaj gjate kesaj dite dhe do ndiheni gati te hidhni hapa te rendesishem me te. Shume gjera kane per te marre nje tjeter drejtim per ju. Hena do ju mbeshtese ne planin financiar dhe do arrini te gjeni zgjidhje per problemet qe keni pasur.
AKREPI
Dite harmonike kjo e sotmja per gjithe te dashuruarit. As vete nuk do e kuptoni sesi gjerat do ju ecin aq mire pas nje periudhe vertet te veshtire. Beqaret do realizojne disa takime emocionuese, por duhet te marrin kohen e duhur per t’u njohur me mire me ta.
SHIGJETARI
Edhe pse dita nuk do jete shume e qete per ju qe jeni ne nje lidhje, me kembengulje dhe maturi do dini t’i kaloni te gjitha veshtiresite. Beqaret nga ana tjeter nuk do i shpetojne dot nje dashurie me shikim te pare dhe shume gjera kane per te marre nje tjeter drejtim
BRICJAPI
Me ne fund do ndiheni te lumtur juve qe jeni ne nje lidhje. Do i lini pas kraheve te gjitha problemet e se shkuares dhe do mundoheni te shfrytezoni çdo çast ne maksimum. Ne planin financiar tregohuni te matur. po shpenzuat me sy mbyllur situata mund t’iu nderlikohet me shume nga sa mendonit.
UJORI
Do dini si ta beni partnerin tuaj te lumtur gjate kesaj dite dhe çdo gje ka per t’iu ecur ashtu si keni deshiruar. Kenaqesite do jene te veçanta per te dy.Buxheti fatmiresisht do vije duke u permiresuar. Do merrni masat e duhura ne menyre qe gjithçka te ece me se miri.
PESHQIT
Nese jeni ne nje lidhje nuk duhet te nxitoheni per asnje gje sot sepse mund te futeni me kembet tuaja neper probleme dhe veshtiresi Financat fatmiresisht do jene shume me te mira. Do keni para edhe per te shpenzuar edhe per te hequr menjane per te ardhmen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: