Dashi
Do ndiheni aq te lumtur sot ne krahët e partnerit tuaj, saqë nuk do dëshironi te shkëputeni asnjë moment prej tij. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te mëdha.

Demi
Nëse jeni ne një lidhje qe prej kohesh, sot do kaloni një dite shume te veçante dhe te mbushur me surpriza te mëdha. Tregohuni ne çdo moment te disponueshem për partnerin.

Binjaket
Mos kërkoni t’i zgjidhni menjëherë te gjitha problemet e jetës suaj ne çift sot sepse nuk do mund t’ia dilni dot. Mundohuni te paktën te sqaroni gjerat me kryesore.

Gaforrja
Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e keni pritur. Do ketë debate edhe për disa gjera elementare dhe kjo për shkak te kokëfortësisë.

Luani
Pasioni do ndizet flake gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje dhe do përjetoni kënaqësi te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni deri ne maksimum çdo sekonde.

Virgjeresha
Do kaloni një dite mjaft interesante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do ndiheni me te vërtetë mire. Disa mund te mendojnë te hedhin edhe ndonjë hap me serioz.

Peshorja
Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës gjate gjithë kësaj dite dhe ju nuk do keni aspak për çfarë te qaheni. Nga ana tjetër edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do ndihen me te qete.

Akrepi
Ata qe janë ne një lidhje do marrin komplimente te shumta nga parteri dhe do ndiheni mjaft mire. Ne fakt kishin kohe qe ato kishin munguar.

Shigjetari
Venusi do jete planeti qe do krijoje një klime harmonike ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me se miri ne krahët e atij qe dashuroni dhe do i harroni te gjitha problemet e se kaluarës.

Bricjapi
Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Kujdes me çdo gjë qe do i thoni partnerit sepse pa dashje mund ta lëndoni. Beqaret do kenë surpriza pa fund dhe takime mbresëlënëse.

Ujori
Te dashuruarit duhet te gjejnë mënyrën e duhur për ta joshur sa me shume partnerin he per ta mbajtur gjithë kohës pas vetes. Disa persona do kërkojnë t’ua rrëmbejnë.

Peshqit
Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Gjithsesi e rëndësishme është qe nuk do kenë probleme. Për beqaret priten dashuri me shikim te pare gjate kësaj dite.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb