Dashi
Do ju ndryshojë shpesh humori gjatë kësaj dite dhe do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Nuk do hapni rrugë për asnjë moment.
Demi
Hëna do jetë e pozicionuar shumë mirë sot në jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do ecin për mrekulli mes jush dhe partnerin. Do keni guxim madje të flisni edhe për tema delikate.
Binjakët
Mos lejoni në asnjë mënyrë që rutina të bëhet pjesë e jetës suaj sot sepse ka rrezik të përballeni me probleme. Partneri mund t’iu tradhtojë dhe do ndiheni shumë keq.
Gaforrja
Në përgjithësi, marrëdhënia juaj në çift do jetë goxha e mirë. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do kërkoni në asnjë moment të dalë e juaja.
Luani
Do keni shumë besim tek vetja juaj gjatë kësaj dite dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Do jetoni në një ambient mjaft harmonik dhe do përjetoni emocione.
Virgjëresha
Duhet patjetër t’i shprehni më tepër ndjenjat gjatë kësaj dite në mënyrë që partneri ta kuptoje sa shumë e dashuroni. Po e latë atë pas dore, mund të kërkojë dikë tjetër dhe do ju zëvendësojë.
Peshorja
Rutina ka rrezik të shkaktojë shumë probleme sot në jetën tuaj në çift. Do mërziteni shpesh dhe ka rrezik ta kërkoni diku tjetër lumturinë. Mundohuni të ulni sa të mundni të gjitha shpenzimet të paktën për disa kohë.
Akrepi
Do keni shumë trazira sot në jetën tuaj në çift dhe herë pas here do ndiheni shumë keq. Mundohuni të tregoheni disi më tolerantë dhe më të hapur.
Shigjetari
Të dashuruarit do kenë një ditë të zakonshme dhe aspak problematike. Beni atë që ndjeni pa menduar për të nesërmen. Financat do dobësohen për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do ju duhet të kryeni.
Bricjapi
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për të dashuruarit. Do keni përballjë të forta me partnerin dhe do debatoni ashpër me të. Në planin financiar do jeni vigjilentë dhe nuk do e lejoni veten të bëni çmënduri.
Ujori
Edhe pse tundimi do jetë shumë i madh gjatë gjithë kësaj dite, serish do i qëndroni besnikë personit që keni në krah. Dashuria për të në fakt është e pakufishme.
Peshqit
Më në fund do e largoni monotoninë dhe banalitetin që dukej sikur po e mbyste jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe partneri do preferoni të provoni eksperienca të reja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb