Dashi
Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet dhe do ndiheni shume me te qete.

Demi
Do ndani çdo ide apo mendim me partnerin tuaj sot dhe mes jush nuk do mund te linde kurrsesi asnjë mosmarrëveshje. Do jeni te hapur dhe tolerante.

Binjaket
Dite e paqte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për gjithçka dhe gjerat do ju ecin sipas planeve. Financat nuk do jene te këqija.

Gaforrja
Për çiftet, kjo do jete një dite mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione te veçanta. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm për te ardhmen.

Luani
Dite shume turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do ndiheni rehat ne krahët e partnerit dhe do preferoni t’i largoheni atij. Me financat tregohuni te arsyeshëm ne mënyrë qe gjendja te mos ketë probleme.

Virgjeresha
Pas një periudhe jo shume te ngrohte për jetën tuaj ne çift, sot situata do filloje te ndryshoje. Partneri do mendoje ne çdo moment t’iu surprizoje.

Peshorja
Do jeni ne humor shume te mire gjate gjithë kësaj dite dhe do ndiheni gati për te marre edhe disa vendime te rëndësishme mbi jetën ne çift. Për te përmirësuar financat nuk duhet kurrsesi te luani me lojëra fati. Do e përkeqësoni me tepër situatën.

Akrepi
Nëse nuk bëni lëshime ne jetën tuaj ne çift sot, tensioni do te rindizet serish. Ne pjesën me te madhe te kohës marrëdhënia me partnerin do jete konfliktuale.

Shigjetari
Dite ideale kjo e sotmja për te marre vendime te rëndësishme mbi jetën sentimentale. Do i keni mendimet te qarta dhe do mund te hidhni hapat e gabuara.

Bricjapi
Edhe pse ndjenjat tuaja për partnerin janë te sinqerta, ai sot nuk do ju besoje aspak. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere këtë pa kaluar shume kohe.

Ujori
Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe atmosfera do vazhdoje te mbetet e ngrohte. Do i shprehni me tepër se kurrë ndjenjat dhe emocionet.

Peshqit
Duke pare pozicionimin jo shume te mire te Plutonit, duhet thënë se ka rrezik te lindin probleme dhe mosmarrëveshje ne jetën tuaj sentimentale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb